Bujar Osmani nuk ka të drejt morale të flet për Kosovën!

nga I.A

Shkup, 4 shkurt – Bujar Osmani emër i njohur për publikun në Maqedoninë e Veriut, që për herë të parë doli në garë pasi kishte provuar pozitat më të larta të mundshme. Pra, rregull i pashkruar në politikë është që së pari garon populli të vlerëson e më pastaj në bazë të përgatitjes edhe ngritesh. Tek Osmani ka funksionuar e kundërta njëherë pozita e pastaj në garë. Sidoqoftë, gabimet e Bujar Osmanit në raport me Kosovën janë të pafalshme, kur kujtojmë kohën teksa ishte ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut. Që në raport me Kosovën sillej më shumë si ndërkombëtar sesa si shqiptar, shkruan Zhurnal.

Tani i paska dalë gjumi Bujar Osmanit të flet për shtetin e Kosovës –

I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi se edhe republikanët, edhe demokratët në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin “për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin”.

Ngjashëm, edhe Bashkimi Evropian, edhe NATO-ja, sipas tij.

“Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

E ndaj këtij shkrimi nuk ka qëndruar i heshtur personi që dinte të qëndronte heshtur, fjala është për, Bujar Osmanin, ish ministri i Jashtëm dhe nënkryetari aktual i BDI-së.

“Deklaratat e fundit nga diplomacia amerikane për Kosovën janë të rëndësishme dhe kërkojnë reflektim të thellë. Është shqetësuese kur përfaqësues të administratave të ndryshme në SHBA, si republikanë ashtu edhe demokratë, e shohin qeverisjen e Kosovës si faktor destabilizues. Kosova ka nevojë për partneritet të fortë me aleatët strategjikë dhe duhet të dëgjojë me kujdes mesazhet që vijnë nga miqtë ndërkombëtarë. Izolimi nuk mund të jetë rrugë përpara”, ka shkruar Bujar Osmani.

Çdoherë që përmendet Bujar Osmani dhe Kosova nuk ka sesi mos t’na kujtohet plani 9 pikësh i hartuar nga vetë ai –

Bujar Osmani sa ishte kryesues i OSBE-së, me krenari pati treguar që ai ka qenë hartues i planit 9 pikësh sipas të cilët plan Osmani planifikonte deeskalimin e krizës së krijuar atë kohë në Veri të Kosovës.

Pas kësaj deklarate ka pasur një reagim nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi Përparim Kryeziu ka treguar se çfarë kërkohej me planin 9 pikësh të OSBE-së, për të cilin pati thënë se nuk u bë plan i Qeverisë.

“Në planin 9 pikësh të OSBE-së, Kosovës i kërkohet të tërheqë Policinë Speciale nga veriu i Kosovës, teksa Serbisë vetëm të ulë gatishmërinë e Ushtrisë (Pika 2). Pra, Kosovës të largojë forcat që rezultuan që garantojnë sigurinë, sundimin e ligjit dhe integritetin territorial të vendit, kurse Serbisë të ulë gatishmërinë e forcave që kërcënojnë me agresion sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Po ashtu, pika 3 e po atij plani, sugjeron që për sigurinë në terren, përgjegjëse të bëhet policia e rregullt, me asistencën e KFOR-it dhe EULEX. Gati katër muaj më pas, me 24 shtator, një patrullë e policisë së rregullt u sulmua nga trupa paramilitare, me armatim të sofistikuar, të financuar e mbështetur nga shteti i Serbisë. Aty mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi, Afrim Bunjaku. Rendin dhe sigurinë në terren brenda ditës e riktheu Policia Speciale e Kosovës. Po mos të ishte kjo njësi në veri, sot do të njihnim një realitet tjetër pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë.

Plani gjithashtu i kërkon Kosovës që kryetarët e katër komunave në veri të japin dorëheqje në verën e vitit të kaluar (Pika 5). Ashtu siç kërkonte me ngulm edhe Serbia, e cila shpresonte që në këtë mënyrë të zhbënte shpejt gabimin e saj me rastin e thirrjeve për serbët e Kosovës që të braktisin institucionet e Kosovës dhe të bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat në veri.”

Mes tjerash zëdhdënësi i Qeverisë së Kosovës ka shkruar për rastin në fjalë kështu: „një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë”.

E pas kësaj, që lexuat mund të konstaton secili që Bujar Osmani mund të jetë i fundit që ka kredibilitet moral të flet për Kosovën, apo lidershipin politik atje. Pra, tani është shumë e lehtë të flitet nga opozita, por kur ishte momenti e koha të flitej i veshur me pushtet absolut dhe si kryesues i OSBE-së, Osmani, hezitonte të fliste. E më keq se kaq, kur fliste nuk ishte në favor të Kosovës. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More