Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e shtuar bruto në bujqësi në vitin 2022 është 57 298 milionë denarë dhe krahasuar me vitin 2021 shënon rritje nominale prej 22.5%.
Prodhimet bimore në vitin 2022, të cilat në prodhimin e përgjithshëm marrin pjesë me 72.9% shënojnë rritje prej 20.2% krahasuar me vitin paraprak.
Vlera e prodhimeve shtazore, e cila merr pjesë me 18.7% në prodhimin e përgjithshëm, ka rritje për 18.6% krahasuar me vitin 2021.
Konsumi mes fazave në vitin 2022 krahasuar me vitin paraprak shënon rritje prej 10.1%.
Të ardhurat nominale në bujqësi nga faktorët prodhues, për njësi të punës, në vitin 2022 shënon rritje prej 62.6%, ndërsa të ardhurat reale nga faktorët prodhues shënon rritje prej 56.3%.