Bujqit grek do ta bllokojnë vendkalimin Evzoni nga ora12 deri në orën 16

nga Redaksia

Strumicë, 26 shkurt – Bujqit grek nga pjesa veriore e vendit sot e kanë bllokuar vendkalimin Evzoni (Bogorodicë) drejt Maqedonisë së Veriut për qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave. 

Lajmin për MIA-n e ka konfirmuar shefi i Qendrës rajonale për çështje kufitare Jug në MPB, Sllavço Bogoev. 

Sipas tij, në vendkalimet tjera kufitare Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki kalimi është normal dhe për momentin nuk ka paralajmërime për bllokada në ato pika kufitare.

“Vendkalimi Evzoni do të jetë i bllokuar nga ora 12 deri në ora 16 për automjetet e mallrave dhe udhëtarëve, dhe sipas informacioneve nga pala greke gjatë asaj periudhe nuk do të lëshohet askush”, tha Bogev.

Në VK Evzoni do të mbahet tubim bujqësor i cili do të fillojë rreth orës 12 me orën e Maqedonisë së Veriut dhe periudhën derisa zgjat protesta do të bllokohet qarkullimi. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More