Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Bullgarët janë në të drejtë

Zhurnal Ads

Mersel Bilalli

Në një konferencë rajonale në vitin 1988, një kolegeshë nga Sofja më pyeti në manirin ballkanik se sa ishtë rroga ime?! Unë u përgjigja se ishte rreth 700 marka, aso kohe si mësimdhënës në një shkollë të mesme! “Zoti im …” u trishtua kolegesha nga eksitimi – “kjo qenka sa dhjetë pagat e mia”.

Duket se ai “Tito totalitar” i zonjës ministreshë Zaharieva, pat ndërtuar një shtet të fuqishëm me një standard të lartë, madje duke ia afrua Gjermanisë. Dinari i atëhershëm ishte i konvertueshëm gati në të gjitha bankat perëndimore. Një mik i imi di të thotë: – “del se Tito ishte një shenjtor, pasi nga 22 milion primitivë siç jemi, arriti të bënte njerëz me sistem vlerash, me institucione të respektueshme meritokratike, me një standard të mirë jetese, me një kulturë të lartë … . “

Andaj, duhet ta pyesim veten se – çfarë na paska ndodhur këtyre 30 viteve që nga “amerikanë” për botën e atëhershme Lindore (përfshirë Bullgarinë), ramë në nivel të lypësve (madje krahasuar me Bullgarët)?! Jo se ata nuk kanë pasur abuzime, krim dhe korrupsion. Kjo ka qenë dhe do të jetë, por në vendin tonë si duket këto deformime thellësisht na janë institucionalizuar. Privatizimi i kriminalizuar krijoi një shtresë kriminale të cilës çdo qeveri i ulet në prehër. Për ta, ligjet janë thjesht letër tualeti, zyrtarët qeveritarë janë shërbëtorë të tyre, kurse populla material i harxueshëm. Kjo sikur ka sjellë gjer te kontaminimi i rëndë të trurit popullor, i cili tani sikur devijimet i trajton aftësi. Shumë njerëz sot janë të lumtur nëse arrijnë ta shesin votën e tyre për disa euro! Sikur janë operuar nga instinkti natyror për t’u përkujdesur për brezat e ardhshëm. Madje edhe një milingonë e zakonshme vepron ndryshe.
Fakt është se tani edhe ai ideal i vogël meritokratik që ekzistonte fillimisht midis partive politike, është demoluar dhe shumçka luan rolin e shërbëtorit të djallit. Dihet mirë se në proceset shoqërore, nëse bëni një lëshim të madhë, faturat e shtrenjta nuk përfundojnë vetëm tek ju, por edhe te fëmijët dhe nipërit e mbesat tuaja. Tani e kemi këte të keqe në një shkallë shumë më të gjerë se sa vendet tjera të rajonit. Dhe tani shtresa më e aftë dhe më vitale e popullsisë po ikë nga këtu, sepse partitë në pushtet punësojnë dhe avansojnë vetëm partik gjysmë-analfabetë. Në fakt më shtrejtë na kushtojnë njerëzit që kanë çmim më të lire! Kjo është ajo gjë po na varros thellë e ne akoma nuk e vërejmë. Prandaj, Bullgarët nuk kanë faj. Për 30 vjet ne kemi përdhunuar shtetin tonë, kemi vjedhur shtëpitë tona, kemi grabitur të mirat publike, kemi mbështetur analfabetizmin. Ne në vazhdimsi kemi shkelur mbi të ardhmen e fëmijëve tanë, të cilëve si duket në çdo vend tjetër u bëhen më mirë sesa në vendin e vet. E çfar faji paskan këtu bullgarët, të cilët në vitin 1990 kishin pagat mesatare më pak se 70 marka, kur te ne ato ishte dhjetë herë më shumë. Nëse do të kishim një gram normalitet, në kohë do t’i do të kishim zgjidhur konsensualisht të gjitha problemet dhe do të ishim bërë anëtare e UE që në vitin 1999! Por, për shumë politikanë vendas, histeria nacionaliste shërbente si një mjegull e dendur për të maskur plaçkitjet e përgjithshme. Kjo shkatëroi shoqërinë dhe na e humbi kohën e çmuar. Kur dikush i mençur dëgjonte këta aktorë-nacionalistë, thoshte – s’kemi kohë për budallenj, por shpejt u pa se budallenjtë kishin mjaft kohë për ne.

A KA SHPËTIM?

Shpëtimi nuk duhet kërkuar në ligje, sepse ne kemi talent mbi mesatar për t’i mos zbatuar ata. Ekspertë eminent të huaj për investime thuajnë se vetëm një liberalizim i madh i investimeve në përputhje me resurset natyrore mund ta shpëtojë ate që ka mbetur. Ekspertë kinezë thonë se Tajvani territorialisht është pothuajse sa vendi ynë, por mbanët 24 milion banorë me standard pesë herë më të lartë. Ata thonë se të paktën 8 terrene fantastike ka në malet tona ku magnatët e huaj do të ndërtonin qendra botërore skijimi dhe rekreimi, madje vet do të siguronin klientët. Mjafton atyre këte t’ua ofroni. Ata thonë se vetëm në Mavrovë mund të punësohen 30 mijë njerëz në shumë projekte për turizmin gjatë gjithë vitit (ajër i pastër, rekreacione, atrakcione etj.), e të mos përmendim ujin termik, ujin e pijshëm dhe kushtet për bujqësi moderne, resurse që çuditshëm i kemi lënë pas dore. Kjo do të krijonte pashmangshëm një mjedis politik krejtësisht ndryshe, sepse punësimi cilësor në sektorin privat radikalisht do të ndryshonte sistemin arsimor. Njëherit partitë politike do të privoheshin nga karta e tyre kryesore – klientelizmi partiak në shërbimet publike, pasi gjithçka natyrshëm do të përfundonte në meritokraci.

Një gjë tjetër që duhet të bëhet është angazhimi i vendosur për integrimin ekonomik dhe tregtar rajonal (i referuar gjerësisht si “Mini-Shengeni”). Tregu me mbi 18 milion banorë do të forconte ndjeshëm kapacitetet konkurruese të kompanive, do të ishte një atrakcion për investimet e huaja, do të rriste punësimet, dhe kështu do të ulte emigrimin e shtresës më vitale të shoqërisë. Por, edhe këtu duhet të kemi parasysh se një numër i qeverive rajonale po improvizojnë në ato bisedime, pasi do struktura ngurrojnë të heqin dorë nga përfitimet e zeza të bëra nga doganat nacionale.
Në kushte të një tregu të tillë rajonal, ne automatikisht shkojmë drejt tregut të përbashkët evropian, kështu që nuk do të ketë nevojë të punojmë me kaq tension për negociata me UE, të cilat, dorën në zemë mund të zgjasnin shumë kohë. Kur të kemi parasysh ritmin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë, negociatat tona me siguri se do të zgjasnin njëzet vjet. Mali i Zi filloi negociatat në vitin 2012, kurse Serbia tre vjet më vonë dhe të dyjat nuk kanë përfunduar as 30 përqind të punës. Negociata të vështira akoma priten. Prandaj, ne nuk duhet të vrapojmë me histeri për negociata zyrtare me UE vetëm për marketing të brendshëm. UE-ja tani ka probleme të mëdha të brendshme për mënyrën se si të veprojë më tutje, se si me zgjerimin, çka me funksionalitetin, çka me Brexit-in, si me sundimin e ligjit, etj. Tani UE ka mosmarrëveshje serioze rreth Kovid-buxhetit, për ndarjen e të cilit kërkohet kusht për sundimin e të drejtës, e cila gjë kundërshtohet fuqimisht nga Polonia dhe Hungaria. Prandaj, sigurimi i negociatave me koston e konsumimit të kaq shumë energjie është nivel i logjikës së Sizifit dhe Don Kishotit. Nëse kjo është për shkak të nevojës kalkuluese për pushtet të zhveshur, ne këte mund ta quajmë edhe një lloj morali, por atëherë kemi problem serioz me definimin tonë të moralit. Nëse jemi duke kërkuar esencën e problemit, atëherë duhet vepruar krejtësisht ndryshe. Ne duhet të ndalojmë së elektrizuari me negativitet për shkak të vetos bullgare ose të veprimeve të opozitës. Deklaratat e tipit “është e vështirë të kuptohet nëse UE është serioze me ne” janë shumë të dëmshme dhe joreale nëse përqendrohemi në realitetin evropian. Duhet të vendoset një dialog serioz dhe i sinqertë me opozitën. Nëse ka nevojë edhe për qeveri të zgjëruar ekspertësh. Definitivisht faktori njerëzor dhe partiak duhet përjashtuar nga punësimet dhe avansimet në sektorin publik. Pse të mos ketë kuadro të propozuara edhe nga opozita – anëtarë bordi, drejtorë të ndërmarrjeve shtetërore etj?! Logjika – gjithçka i takon fituesit, në esence është fashizoide. Më në fund ne duhet të ndalojmë së shikuari veten si ajo macja budallaqe Herkules, e cila para pasqyrës iluzive mendonte se ishte një tigër. Deri sa të mos na viјnë mend, sa herë që të vijnë pesë minutat tona, çdoherë ora do na prishet. Rasti “Daka”, një panama-investim tejet i dyshimt serbomadhë e rusomadhë në Tetovë, tregon se ne ende nuk e kemi mësuar leksionin – si duhet të dukemi normal! Po ta testojnë çmendurinë tonë, mu atëherë do ta shofin se çka është pandemia.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Si u dëbuan shqiptarët nga Manastiri

T E

Themelimi i Universitetit të Tetovës shembi epërsinë e etnitetit maqedonas ndaj etnitetit shqiptar

Z H

Hapësira dhe forca e demokracisë

B M

Front opozitar!

E.E.

Gjurmë paragjykimesh!

admin

“Zeitenwende”: një paralajmërim

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...