Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bullgari, konstituimi i kuvendit më 15 prill

Sofje, 10 prill, Zhurnal.mk – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev do ta thirr seancën konstituive parlamentare më 15 prill, raportojnë mediat në fqinjin lindor.

Sipas Kushtetutës bullgare, Presidenti e ka patjetër që të thirr seancën deri më 4 maj, por Radev dëshiron që përbërja e re parlamentare të fillojë me punë para festës së Pashkëve. Pos betimit të deputetëve, në seancën konstituive Qeveria e Borisovit duhet të jep dorëheqje, por do të vazhdojë të kryejë funksionin ekzekutiv derisa të zgjidhet Qeveria e re apo eventualisht derisa Presidenti Radev të emërojë Qeveri të përkohshme.

Në zgjedhjet e 4 prillit, 6 parti politike siguruan ulëse në ligjvënësin bullgar. GERB e Borisovit fitoi 26% të votave, që nuk mjaftojnë për të formuar shumicën parlamentare. “Ka popull të atillë” e muzikantit, Trifonov fitoi 17%, ndërsa socialistët në krye me Kornelia Ninovën 15% të votave. Në “garë” për shumicën e re parlamentare janë të gjitha kombinimet e mundshme.

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...