Agjencia Zhurnal.mk

Bullgaria e mbërthyer nga protestat

Bullgaria vazhdon të përballet me valën e protestave antiqeveritare të cilat kanë marrë mbështetjen edhe të presidentit të vendit Rumen Radev.

Raportohet për disa dhjetra mijra njerëz të cilët të mërkurën në mbrëmje vazhduan protestat trijavore duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe të kryeprokurorit të vendit. Agjencitë e lajmeve raportojnë se në protestat më të mëdha të disa viteve të fundit, demonstruesit akuzojnë autoritetet për lidhje me mafian, për korrupsion dhe refuzim të zbatimit të reformave në drejtësi si dhe për shtypjen e lirisë së fjalës.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, një kritik i ashpër i Qeverisë ka dale në mbështetje të protestave duke thënë se qeveria e kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurori Ivan Geshev duhet të dorëhiqen.

Qeveria bullgare e qendrës së djathtë i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi të kërkuar nga opozita socialiste për shkak të mossuksesit në luftimin e korrupsionit me përmasa të gjera.

Bojko Borisov është në pushtet nga viti 2009, ndërsa mandate i tij i tretë i skadon në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!