Agjencia Zhurnal.mk

Bullgaria e zhytur në korrupsion, presidenti drejton protestat kundër kryeministrit Borisov

Prej më shumë se dy muajsh në Bullgari qytetarët po protestojnë kundër korrupsionit qeveritar. Mijëra qytetarë dalin çdo ditë në rrugë dhe në disa zona të kryeqytetit janë përplasur me policinë, pasi kanë kërkuar të ngrenë çadra për qëndrim në shesh derisa të ikë kryeministri i vendit, Boyko Borisov.

Qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe akuzojnë drejtësinë si të njëanshme. Megjithë akuzat e shpeshta për korrupsion ndaj kabinetit “Borisov”, Prokuroria e Përgjithshme në Bullgari ka hetuar vetëm politikanë të opozitës.

Presidenti i vendit, Rumen Radev është vënë në krye të reagimit qytetarë dhe kërkon qeveria t’i përgjigjet thirrjes së qytetarëve. Ai ka deklaruar se dorëheqja e Borisovit dhe kabinetit të tij është rruga e vetme për zgjidhjen e trazirave politike.

Protestat në rrugët e Sofies në Bullgari vijojnë çdo ditë dhe në media denoncohen korrupsione me tendera të ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë. Demonstruesit presin më shumë mbështetje nga Evropa. Ata kritikojnë BE shkak të injorimit të këtyre problemeve me korrupsionin, mangësive në sistemin juridik dhe shkeljen e të drejtave të mediave në Bullgari.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...