Bullgaria mbështet procesin e integrimit evropian të Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski.

Ambasadori Raytchevski e uroi Nikollën për zgjedhjen në detyrën e kryetares së Kuvendit dhe e garantoi për vullnetin e Bullgarisë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, fuqizimin e bashkëpunimit parlamentar si edhe dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nënvizoi se “marrëdhëniet e Shqipërisë me Bullgarinë janë shkëlqyera, janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, për të mirën e përbashkët dhe në interes të perspektivës evropiane të rajonit”.

“Ne jemi mirënjohës për solidaritetin dhe kontributin e Bullgarisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit si edhe të situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19. Ne jemi aleatë në NATO dhe Bullgaria është një mbështetëse e vendosur, e zëshme, e qëndrueshme dhe parimore e integrimit evropian të Shqipërisë. Shqipëria beson se mbështetja e ndihma e Bullgarisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke filluar me Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe përshpejtimin e ritmeve të integrimit të të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo./ATSH

Related posts

Rama takim me themeluesin e “World Policy Conference”, Thierry de Montbrial

D V

Reagon Sali Berisha: Jam i sigurt që Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, unë do të vazhdoj betejën

D V

Basha reagon pas shpalljes së kabinetit Rama-3

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More