Bullgaria nesër heq kufizimet për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë

Shkup, 9 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në “Facebook” njoftoi se nga nesër, Bullgaria do t’i heq kufizimet për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë.

 

“Informacionet më të reja për vendimet e fundit të Qeverisë në Sofje. Duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj”

“Me vendimin e fundit, Maqedonia e Veriut nga zona e kuqe është zhvendosur në zonën portokalli. Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen (nga dita e 11-të deri në ditën e 180 të rikuperimit), si dhe PCR test negativ (jo më të vjetër se 72 orë”, shkruan Osmani.

Related posts

Petar Kolev: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë në nivelin legjislativ

D V

“Kush nuk pranon të vaksinohet, s’do të ketë shërbim falas për Covid”, opsioni që po mendon të aplikojë Maqedonia e Veriut

D V

Kryeministri bullgar Janev: S’do ketë ndryshim të qëndrimeve në raport me Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More