Maqedoni

Bullgaria nuk ka mbështetje nga vendet e tjera të BE-së, por ka të drejtë të plotë të bllokojë

Zhurnal Ads

Sofje, 21 tetor – Për herë të parë sot, tema e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut ishte në rendin e ditës të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, pasi disa javë u rregulluan qëndrimet në nivel ekspertësh.

Diskutimi mbi zgjerimin zgjati gati dy orë, ambasadori bullgar foli më së gjati, transmetuan burime diplomatike për MIA-n. Ai e përshkroi qëndrimin e Bullgarisë mbi miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Sofja e konteston emrin e shkurtër të vendit (Bullgaria beson se vendi duhet të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut në komunikimin zyrtar, jo Maqedonia e Veriut)  si dhe gjuha të emërohet si gjuhë maqedonase.

Sipas diplomatëve të pranishëm në takimin e sotëm të ambasadorëve në Bruksel, asnjë shtet anëtar nuk e mbështeti pozicionin e Sofjes, pasi ai është jashtë kompetencës së BE-së dhe duhet të zgjidhet në mënyrë bilaterale. Sidoqoftë, kujtojnë diplomatët, e drejta e vetos në Union mbi këto tema është tani për tani e paprekshme, dhe Bullgaria, nëse vendos, mund ta bllokojë miratimin e kornizës.

Mbetet pyetja nëse kjo do të kishte pasoja të mëtejshme në marrëdhëniet e Bullgarisë me vendet e tjera anëtare, shpjeguan diplomatët në Bruksel.

Tani për tani, Sofja po vepron “në mënyrë konstruktive”, tha një diplomat nga një shtet tjetër anëtar i BE-së me të cilin MIA bisedoi. Sofja pohon se dëshiron të gjejë një zgjidhje me Shkupin dhe t’i kapërcejë ndryshimet.

Sidoqoftë, nga të gjitha burimet me të cilat u konsultua MIA, duket se të gjitha 26 vendet anëtare e mbështesin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut para fundit të vitit, pavarësisht nga fakti se disa prej tyre kanë vërejtje për çështje metodologjike.

“Por edhe ato vende që kanë më shumë rezerva në lidhje me metodologjinë e mbështesin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin deri në fund të vitit 2020,” thanë diplomatët në Bruksel.

Askush në Bruksel për momentin nuk mund të garantojë që Sofja nuk do ta bllokojë Shkupin, por në shumicën e vendeve anëtare është e qartë se humbja e mbështetjes publike në Maqedoninë e Veriut dhe përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor, është një skenar i padëshirueshëm për BE-në.

Postime të ngjashme

Lëvizja Anti-Bixhoz: Ligji dështoi, të mbyllen lojërat e fatit

XH,I

Fetahu flet ekskluzivisht për Zhurnal: BFI faktor stabiliteti, paqeje dhe solidariteti

admin

Së shpejti në përdorim ura mbi Vardar ku duheshte të vendoset rrota panoramike (foto+video))

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...