Bulliqi dhe Osmani diskutojnë për Lojërat Mesdhetare, Podujeva nikoqire e disa garave sportive

nga D V

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, me të cilën kanë diskutuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Podujeva do të jetë nikoqire për zhvillimin e disa garave sportive në kuadër të këtij kompeticioni, transmeton Telegrafi.

Në një njoftim nga i pari i Podujevës thuhet se bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm dhe se ata si komunë do të jenë në dispozicion për të dhënë mbështetjen e duhur.

“Bashkëpunimi institucional është shumë i rëndësishëm për organizimin e Lojërave Mesdhetare, prandaj ne si institucione lokale do të jemi në dispozicion të plotë për të ofruar mbështetjen me kapacitetet tona lokale për zhvillimin e suksesshëm të lojërave olimpike në Komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More