Agjencia Zhurnal.mk

Bulliqi s’bën asgjë për kufirin as me Qeverinë Kurti, jep dorëheqje duke akuzuar LDK’në

Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi kanë dhënë dorëheqje nga komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, Florim Isufi, që ka dhënë edhe arsyet se pse e kanë marrë këtë vendim.

Ai thotë se situata në vend pas përhapjes së koronavirusit edhe në shtetin tonë, ka bërë që të mos e shohin të arsyeshëm publikimin e tërësishëm të shkrimit në dyvjetorin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkimit me Malin e Zi.

Isufi shton se janë përballur me probleme, teksa përmend se Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, kishte shkuar në Podgoricë duke deklaruar se kufiri është demarkuar drejtë dhe pa probleme.

“Një jo seriozitet i politikës kosovare karshi politikës së shteteve fqinjë, dëmtonte pa masë aktivitetin dhe mundimin e komisionit për përmirësimin e gabimeve të bëra nga komisioni paraprak. Përkundër vështirësive, komisioni arriti që të siguroj dhe publikoj në raportin e veçantë materiale me mbi 800 faqe, të cilat ishin zyrtare dhe të krijuara nga institucionet relevante shtetërore dhe politike të Kosovës. Raporti në gjuhen angleze tani është i vendosur në të gjitha bibliotekat kryesore të shumicës së shteteve perëndimore, si dhe në bibliotekën e Kongresit Amerikan”, thotë ai.

Isufi ka shkruar se me datë 11 mars kanë paraqitur dorëheqjen para kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit së bashku me kreun e komisionit, Shpejtim Bulliqin.

Sipas tij, dorëheqja është si pasojë e koalicionit të ri dhe LDK’së.

“Komisioni duke i parë gjitha këto, dhe jo angazhimin e politikës së jashtme të Kosovës nga qeveria e kaluar për organizimin zyrtarë të takimeve të komisionit të përbashkët për fillimin e korrigjimit brenda afatit të caktuar me marrëveshje, dhe duke parë gatishmërinë e kësaj politike për të neglizhuar punën praktike të këtij komisioni, ne që më datë 11.03.2020, kemi paraqit dorëheqjen nga ky komision pran kryeministrit të Republikës së Kosovës. Dorëheqja është pasoj edhe e koalicionit të ri, ku pjesë e qeverisë është një parti e cila me egërsi të pa parë e mbronte delimitimi/”demarkimin” e vijës kufitare sipas marrëveshjes së vitit 2015”, ka shkruar Isufi./GazetaExpress/

Të nderuar miq!Situata në të cilën po gjendet shoqëria kosovare është shumë e rëndë dhe kërkon mobilizim maksimal për…

Posted by Florim Isufi on Monday, March 23, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...