Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Bulqizë/ Arrestohen dy vëllezër, pasi tentuan të kultivonin bimë narkotike në banesat e tyre

Specialistët për hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Zerqan dhe zonën përrreth si rezulat i të cilit u goditën dy raste të tentativës për kultivim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë dy shtetas pasi në banesat e tyre kishin tentuar të kultivojnë bimë narkotike, e konkretisht :

N. S., 58 vjeç, B. S., 46 vjeç, (vëllezër), banues në Zerqan, Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Postime të ngjashme

Fundi i maratonës së Gramoz Ruçit

Dafina Vidishiqi

Detaje nga aksidenti në Vlorë, kush është 22-vjeçari që po e ndiqte policia, dyshohet se kishte armë

Dafina Vidishiqi

Aksident me fatalitet në Vushtrri, humb jetën një 59 vjeçar

Dafina Vidishiqi

Kongresi, vendimet e rëndësishme që morën 3000 delegatët socialistë

Dafina Vidishiqi

Greqia shtyn masat deri në 21 qershor për kufirin me Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

12 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...