Bulqizë/ Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet 48-vjeçari

Më datë 02.10.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën nacionale Shupenzë-Bulqizë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas ka braktisur automjetin.

 

Shtetasi N. D., është gjetur dhe shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, ku pas kryerjes së alkooltestit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l, dhe i pa paisur me leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, në DVP Dibër, është bërë arrestimi i shtetasit N.D., 48 vjeç, banues në Bulqizë, dhe materialet procedurale në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related posts

Mbani çadrën me vete pasi moti është “i paparashikueshëm”

D V

Ministria e Financave: Shqipëria do të dalë së shpejti në Eurobond dhe do të sigurojë huamarrje, pagat do vazhdojnë të rriten në mandatin e tretë

D V

Gjashtë të vdekur dhe 942 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More