Auto

Bundestagu gjerman votoi përsëri për kufizimin e shpejtësisë në autostradë

Një pjesë e autostradave në Gjermani e kanë shpejtësinë e lëvizjes të pakufizuar, dhe propozimi për të kufizuar shpejtësinë në 130 km/orë është vënë vazhdimisht në agjendë nga Partia e Gjelbër.

Pothuajse çdo gjashtë muaj, parlamenti gjerman, Bundestagu, voton për kufizimet e shpejtësisë në autostradat e vendit, transmeton Telegrafi.

Çdo herë, edhe në këtë rast, shumica qeverisëse e CDU/CSU dhe SPD ka hedhur poshtë propozimin, por është interesante që po krijohen çarje edhe në koalicionin e madh.

Edhe Klubi gjerman i Automjeteve (ADAC) e ka zbutur qëndrimin e saj, kështu që nuk është më kundër kufizimit të shpejtësisë.

Si do të përfundojë e gjitha, do të shohim, por motivet kryesore të atyre që duan kufizime janë ekologjia dhe siguria në trafik.

Postime të ngjashme

Tesla pëson ndërprerje të rrjetit duke i lënë pronarët të paaftë të lidhen me makina

admin

Franca planifikon rritjen e taksës deri në 50 mijë euro për veturat luksoze me emetim të lartë

admin

Mbërrin “Beetle” elektrik

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...