Burani verore

Për 4-5 persona duhen:

 

500 g speca

500 g domate
4-5 lugë gjelle vaj
2 kokrra qepë
2 filxhanë kafeje oriz
kripë
piper
majdanoz
Përgatitja: Në një tenxhere me yndyrë kaurdisen qepët derisa zverdhen, shtohen specat e prerë në rripa, kaurdisen në zjarr të ngadaltë, pastaj hidhen domate të qëruara dhe të grira hollë, kaurdisen së bashku për 5-10 minuta.

Shtohet lëng mishi ose ujë, kripë e piper i zi dhe, pasi të ketë marrë valë, hidhet orizi i pastruar e i larë. Burania lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati.

Gjatë ndarjes i hidhet majdanoz i grirë hollë.

Gjella duhet të jetë me trashësi mesatare.

Related posts

Supë e shijshme me hudhra dhe perime

D V

Byrek me patatet e reja të verës

D V

Dy mënyra të konservimit: Si t’i vendosni bishtajat në kavanoza për t’i ruajtur gjatë gjithë vitit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com