Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Burdushi kërkon dëmshpërblim 10 milionë euro

Kërkesat e tij për kompensim, prekin milionat.

E këtë kërkesë, Hyrni Peqani, i njohur si “Burdushi” e dorëzoi të martën në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Përmes saj, Burdushi po i kërkon dëmshpërblim plotë 7 milionë euro, me arsyetimin se është mbajtur në paraburgim pa bazë, dhe i është shkaktuar dëm material.

Në fakt kjo aktakuzë ndaj Hysri Peqanit ishte parashkruar, dhe për këtë ka një aktvendim të Gjykatës Themelore në Prizren. Rasti ka ndodhur në vitin 2014.

Ndërkohë, Burdushi thotë se ka dy vjet që nuk është duke e zhvilluar veprimtarinë tij.

Ndërsa shuma prej 7 milionë euro, nuk është e vetmja që Hysri Peqani po kërkon.

Ai ka paditur edhe një palë, person fizik që Peqani pretendon se ka dhënë dëshmi të rrejshme.

Nga ai po kërkon 3 milionë euro kompensim. E avokati i Hysri Peqanit, thotë që kompensim u kërkua, pasi klienti i tij, u privua pa bazë nga liria.

Ndërkohë, ndaj vet Burdushit, tani do të ballafaqohet edhe me një aktakuzë nga ana e Prokurorisë Speciale.

Ky organ i akuzës po e akuzon Hysri Peqanin se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe për veprën penale “Shpëlarja e parave”./T7

Postime të ngjashme

Tri krimet brenda familjes që shokuan Kosovën brenda pak javësh

T E

Vrasja e biznesmenit në Prishtinë nga babai i tij, flasin nga Prokuroria

T E

Babai vrau Albert Krasniqin dhe njoftoi vetë Policinë: E vrava djalin

T E

Reçica takon tre kandidatët e PDK-së për deputetë nga diaspora

T E

Kurz flet me Hotin, jep lajmin e mirë për shpërndarjen e vaksinave edhe në Ballkan

S.B.

Tetë të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...