Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Burg të përjetshëm për vrasësin e dyfishtë nga Strumica

Zhurnal Ads

Strumicë, 22 tetor, zhurnal.mk – Sot Gjykata Themelore në Strumicë e dënoi Marjanço Velev (55) nga fshati i Strumicës, Debrejci me burg të përjetshëm për vrasjen e dytë të kryer mbi banorin e Strumicës Aleksandar Micev, trupi i të cilit ishte gjetur në ujërat e digës “Turija”.

Prokuroria atë e ka akuzuar për vrasje të kryer më 9 tetor të vitit 2018 me ç’rast pas shpine ka gjuajtur me armë kalibër 5,6 milimetra me dy plumba në kokë te Micevi, ndërsa trupi i tij ishte gjetur më 5 gusht të vitit të kaluar.

Në arsyetimin e gjykimit, gjykatësja Marina Abrasheva theksoi se e ka aplikuar nenin 44 të Ligjit ndëshkues për vërtetim të dënimit të vetëm me burg nga burgu i përjetshëm, sepse i dënuari së pari e ka vrarë Micevin, ndërsa pastaj edhe banorin e dytë të Strumicës, Risto Ilashev.

I akuzuari Velev, në fillim të gjykimit, i cili filloi në datën 7 të këtij muaji, para gjykatës u shpreh se nuk ndjehet fajtor dhe nuk e ka bërë veprën për të cilën është akuzuar.

Në shkurt të këtij viti Gjykata Themelore në Strumicë i caktoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 viteve Marjanço Velev për vrasjen e kryer mbi banorin e Strumicës Risto Ilashev më 7 maj të vitit 2019. Trupi i banorit të vrarë ishte gjetur në digën “Turija” më 20 qershor të vitit të kaluar i mbyllur në një fuçi metalike. I dënuari ka të drejtë të ankesës deri te Gjykata e Apelit në Shtip në afat prej 15 ditësh nga caktimi i gjykimit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gjendja e deputetit Ziberi drejtë stabilizimit

T E

982 raste të reja, 556 të shëruar dhe 19 të vdekur, bilanci me Covid 19

T E

Dita botërore e personave me paralizë cerebrale

Z H

Zaev – Micotakis: Partneritetin e transformuam në aleancë me anëtarësimin e vendit tonë në NATO

Z H

Afrim Gashi mori pjesë në hapjen solemne të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë

T E

AZGJ dhe Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale vazhdojnë bashkëpunimin e tyre

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...