Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Burgu me kanal televiziv

Dyert pas zinxhirëve metalikë mbyllen përgjatë korridorit që të dërgon drejt një kopshti të vogël, përtej të cilit ndodhet shkolla e burgut.

Gjatë viteve të kaluara, shkollat janë mbyllur, rihapur dhe janë mbyllur përsëri pasi autoritetet kishin vendosur masat e izolimit për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sikurse të gjithë fëmijët gati në tërë botën edhe ata grekë dhe mësuesit e tyre janë përshtatur shpejt me mësimin online.

Por jo të gjithë kanë qasje në mësimin online. Telefonat dhe pajisjet kompjuterike janë të ndaluar në qelitë e burgut, kështu që nxënësit e “Avlonas”, Qendrës së Veçantë të Burgut për të Rinjtë, që ka rreth 300 djem të moshës 18 deri 21-vjeçare, disa raste edhe deri 25 vjeç nuk kishin pasur mënyrë tjetër për t’i ndjekur mësimet.

Drejtori i burgut ka thënë se mësimet online kanë qenë të vështira për mësuesit e burgut.

“Mësuesit tanë nuk kanë mundur të arrijnë te nxënësit sikurse kanë arrirë te nxënësit e tjerë në Greqi. Ky ka qenë problem i madh, një problem shumë i madh që dukej gati i patejkalueshëm”.

Kur u mbyllën shkollat në vend, atëherë edhe shkolla në burg është dashur të mbyllej. Drejtori ishte ndier keq, pasi përpos shkollave të mbyllura, ishin ndaluar edhe vizitat.

Kështu që ata donin t’u siguronin qasje në arsimim nëpërmjet një kanali televiziv. Pas diskutimeve me profesionistë e miq e kuptoi se kjo gjë ishte e mundur.

Mësuesi i muzikës, Nikos Karadosidis, e mori rolin e teknikut, duke e shfrytëzuar përvojën e tij si teknik nëpër koncerte.

“E kuptova shumë shpejt – dhe kjo është magjia e kësaj – se e tëra kishte të bënte me filozofinë Bëje Vetë. Bëje vetë me çfarëdo materiali që ke dhe me çfarëdo mjetesh që ke, mundohu ta japësh më të mirën nga vetja”.

Klasa ishte shndërruar në një studio rudimentare, me një kamerë të lirë. Dritat shumëngjyrëshe ishin vendosur mbi një mikrofon si dritë “xhirimi”, për t’i paralajmëruar ata jashtë klase që të jenë të qetë gjatë xhirimeve.

Më 8 janar kanali i burgut për arsimim ishte gati. Lajmi ishte shpërndarë dhe të burgosurit ishin gati për ta përcjellë kanalin e ri.

Pilotprogrami ishte gjysmë ore matematikë, por tani kanali operon 24 orë në ditë. Gjashtë orë mësimi përsëriten katër herë në ditë.

Mësuesit i xhirojnë orët mësimore çdo ditë: nga matematika deri te punëdorja, ekonomia, fizika e arti.

Nxënësit nga shkuarja në shkollë nuk është se vetëm arsimoheshin. Klasa për ta ishte një pushim i shkurtër nga jeta e ashpër në burg.

Postime të ngjashme

Kjo çantë në formë aeroplani e Louis Vuitton kushton ‘më shumë sesa disa aeroplanë të vërtetë’

S.B.

Një Tesla me shpejtësi rreth 160 km/orë godet disa makina të parkuara, pastaj përplaset në një shtëpi në Florida

S.B.

Hapën themelet e një ndërtese, banorët e një fshati në Indi gjetën një enë të mbushur me stoli ari dhe argjendi – por gëzimi i tyre zgjati shumë pak

S.B.

Mësim në plazh për nxënësit në Spanjë

S.B.

Stërvitësi vritet nga ariu i cirkut pasi harroi të hiqte maskën e koronavirusit në kafazin e tij

S.B.

NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...