Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Burim Kaba, drejtor i NKP-së “Standard”

Dibër, 11 shkurt – Juristi i diplomuar Burim Kaba është drejtori i ri i Ndërmarrjes Komunale Publike “Standard” në Dibër, i zgjedhur në bazë zë konkursit. Kaba viteve të kaluara ka qenë sekretar i Këshillit të komunës, ndërsa dhjetë vjet ka punuar edhe në Njësinë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Dibër.

“Para meje është një përgjegjësi e madhe, nësew dihen gjendjet në këtë sektor. Maksimalisht do të angazhohem së bashku me të punësuarit në ndërmarrje, me mbështetje të pushtetit lokal dhe së bashku me qytetarët me sukses t’i realizojmë obligimet dhe detyrimet e caktuara”, tha Kaba në takimin e sotëm në Kabinetin e kryetarit Hekuran Duka.

Duka i dëshiroi punë të frytshme të suksesshme në interes së qytetit dhe banorëve të tij dhe premtoi mbështetje të plotë dhe ndihmë të nevojshme nga pushteti lokal, si themelues i ndërmarrjes.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i deritanishëm Mazllum Leshi, i cili prej para pak kohe është në pension. Ai 14 vjet ka drejtuar ndërmarrjen, ndërsa është anëtar edhe i Këshillit Drejtues së SHOSHK (Shoqatës së Ofruesve të Shërbimeve Komunale).

Ndërmarrja ka tetëdhjetë të punësuar, ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër ndërsa nën kompetencë të saj është edhe higjiena komunale. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...