Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë

Burime partiake për Zhurnal: Sërish është riaktualizuar oferta për një qeveri të zgjëruar

Shkup, 29 prill – Zhurnal – Kryeministri Zoran Zaev assesi nuk po mundet të gjej rahatinë në pushtetin ekzekutiv, pasi një Kuvend i paralizuar që nuk po mundet dot të gjejë mënyrën për të votuar ligjet e shumicës, e bën atë të varur nga opozita, e cila me forma të ndryshme po mban të bllokuar shtëpinë ligjvënëse. Për këtë, Zaev sot i kërkoi opozitës të çlirojë proceset për funksionim të sistemit, para se gjithash të  Parlamentit.

Kryeministri ndodhet edhe para një vështirësie tjetër të madhe, e cila së shpejti do të vjen në rend të ditës, që problemi me Bullgarinë, e cila nga ana e saj kërkon një marrëveshje të re, si parakusht për çeljen e negociatave me BE-në.

Me shumë gjasë, këto janë arsyet që çojnë kryeministrin Zaev të shqyrtoj seriozisht variantin e qeverisë së zgjëruar, për çka burime brenda partive politike i kanë thënë Zhurnalit se tashmë ka edhe një ofertë serioze në adresë të opozitës maqedonase VMRO dhe asaj shqiptare ASH-AAA,  për të hyrë në qeveri.

Madje, sot befasoi edhe qasja e numrit një të ekzekutivit, i cili  foli me tone afirmative për opozitën duke thënë se duhet të kemi mirëkuptim sepse ka bërë punë të cilat duken qartë dhe të rëndësishme, siç është regjistrimi i popullsisë, legjislacioni zgjedhor dhe votimi me gjurmë të gishtërinjve etj.

Kjo le përshtypje se Zaev po ulë tonet për të arsyetuar ofertën për opozitën ti bashkohet pushtetit në ekzekutiv, por mbetet të shihet reagimi i saj sepse si VMRO ashtu edhe ASH/AAA më herët kanë deklaruar se hyrja e tyre në një qeveri të zgjëruar mund të bëhet vetëm pa BDI-në brenda, dhe burimet thonë se këtu është pika e cila bën palët të mos kenë një përgjigje afirmative për momentin.

Përveç ligjeve reformuese, LSDM pa VMRO-në vështirë se do të mund të kaloj edhe marrëveshjen eventuale me Bullgarinë, si një pengesa kryesore që vendi të marrë dritë jeshile për negociata me Bashkimin Evropian, dhe këtu akoma më shumë fiton në arsyeshmëri oferta për opozitën, sepse vetëm me një konsenzus brenda partive maqedonase, një herë e përgjithmonë do të mbyllen kontestet identitare dhe historike me fqinjët.

Zhbllokimi i vetos bullgare duhet të ndodhë para qershorit, për çka Zaev ka një hapësirë të ngushtuar të veprimit, prandaj ditët në vijim do të japin përgjigjen më të mirë nëse ka përafrim të qëndrimeve, ndonëse burimet e Zhurnalit kanë thënë se participimi i opozitës në qeveri po shqyrtohet me një seriozitet si asnjëherë më parë.

 Ajo çfar dihet publikisht është se opozita edhe më herët, hiç më larg se dy muaj më parë kërkoi një qeveri teknike ose eksperte që do të organizonte zgjedhje lokale dhe të parakohshme parlamentare, megjithatë Zaev i ofroi një koalicion të gjerë, në të cilin të gjitha partitë do të merrnin pjesë në përputhje me vendet e fituara në Kuvend për të garantuar një funksionalitet të Kuvendit.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...