Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Burime pran BDI-së për Zhurnal: Grubi ve “inat” për Administratorët kundër bashkëpariakëve të tij, “Këtu bëhet si them unë, jo si të thoni ju”!?

Shkup, 18 dhjetor, Zhurnal.mk – Edhe përskaj kundërshtimeve të shumta zëvendëskryeministri për Sistem Politik, Artan Grubi thotë se nuk tërhiqet nga beteja për t’i shkuar deri në fund zbatimit të Ligjit për administratorët. Ndaj këtij ligji pati reagime të shumta dhe në opinion sepse administratorëve iu mohoet e drejta për të zgjedhë vendin e punës, sepse të njejtëve ajo që iu ofrohet do të shkon sipas modelit “merr ose le”, dhe nëse nuk pranojnë, atëherë ata mund të largohen nga puna.

Kundër këtij ligji doli bashkëpartiaku i Grubit, deputeti Izet Mexhiti i cili ligjin e vlerësoi si mashtrim. Nga ana tjetër Grubi tha se ligji ishte në Kuvend, u ndërhy me amendamente dhe synon të zgjidh fatin e administratorëve ndaj të cilëve është bërë padrejtësi.

“Ligji u debatua në Kuvend dhe deputetët e BDI-së ndërhynë me amendamente konstruktive. Ky ligj synon të zgjidh fatin e administratorëve të cilët padrejtësisht dhe pa fajin e tyre kanë qëndruar në shtëpi për një dekadë”, deklaroi Artan Grubi, zv/kryeministër dhe ministër për sistem politik.

Koordinatori i grupit parlamentar dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti përmes një reagimi në rrjetet sociale tregoi pse vota e tij mbi ligjin ishte e përmbajtur. Mexhiti pretendon se ky ligj nuk zgjidh problemin e administratorëve për vetëm transferon problemin nga një dikaster në tjetrin.

Ai konsideron se administratorëve të cilët nuk janë të angazhuar në punë u imponohet ta pranojnë vendin e punës ose ta lënë, duke i pamundësuar shansin që ata ta tregojnë veten në institucione në përputhje me nivelin arsimorë.

“Rezervat e mia shkojnë në drejtim të mbrojtjes së 1.300 djemve dhe vajzave shqiptare. Modeli “merr ose lëre” len hapësirë që këtyre personave t’i ofrohet vend punë jo-adekuat. Këto persona janë dëmtuar realisht. Ajo që i mungon këtij ligji është transparenca për vendet e punës ku do të transferohen. Ky ligj nuk zgjidh problemin. Ky ligj vetëm e transferon atë nga Ministria për Sistem Politik tek Ministria për Shoqëri Informatike. Është një mashtrim i përsëritur”, pohoi Izet Mexhiti, Deputet i BDI-së.

Sipas informacioneve të Agjencisë Zhurnal, mbrenda BDI-së, është gritur si çështje dyshimi, se përse Grubi këtë vendim, parashtrohet pyetja se pse Grubi nuk e merr përsipër që të diskutohet me deputetët tjerë të BDI-së, që të qartësohet ligji që të mos vij deri te dëmtimi i administratorëve të cilët me vite qëndrojnë në shtëpi, dhe të njejtit dëshirojnë në sistematizim dinjitoz që përputhet me njohuritë dhe profesionin e tyre.

Sipas burimeve tanë pranë BDI-së, Artan Grubi këmbëngul që ky ligj të kalon me procedurë të shpejtë pa konsultime paraprake kur mbi të njejtin ka vërejtje të shumta. Se për çfarë arsye gjithë ky insistim që ky ligj të kalon sa më shpejtë, këtë e di vetëm zv/kryeministri Grubi, por jo edhe administratorët shqiptarë. Apo ndoshta Artan Grubi përmes këtij ligji dhe insistimi po çon inate me Izet Mexhitin për të treguar forcën e tij nga pozita që ushtron si zv/kryeministër i parë, në modelin “Këtu bëhet si them unë, jo si të thoni ju”., thekson burimi ynë.

Postime të ngjashme

Ekskluzive / Ja e vërteta e deputetit “kauboj” të ASH-së nga Saraji!

Bexhet Musliu

Ahmeti pas mbledhjes: Të gjitha gjërat janë sqaruar, BDI-ja është më e unifikuar!

Bexhet Musliu

Ish kryeministri Georgievski këshillon se si të zgjidhet çështja me Bullgarinë

T E

Shkëmbi mbi fshatin Radozhdë të Strugës i rrezikshëm për banorët

T E

Sa të rezikuar jemi? Kroacia dhe Slovenia regjistrojnë rastet e para me variantin afrikano jugor

T E

Mihailoski: Me ngritjen e standardit ekonomik, të rinjtë do arrijmë t’i mbajmë këtu të bëjnë të ardhme dhe karierë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...