Agjencia Zhurnal.mk

Burime pran BDI-së për Zhurnal: Ska marrëveshje për Qeverinë e re, negociatat fillojnë në fillim të Gushtit

Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Lajmet që po qarkullojnë lidhur me arritjen e marrëveshjes së koalicionit mes partive në pushtet duket se nuk janë të vërteta pasiqë bisedimet ende po vazhdojnë deri në një marrëveshje konkrete pasiqë deri më tani nuk ka asgjë për t’u publikuar, shkruan Zhurnal.mk

Burime pranë BDI-së për Zhurnal njoftojnë se ende nuk ka asnjë marrëveshje për formimin e qeverisë së re dhe se bisedimet do të vijojnë në fillim të muajit Gusht.

Burime të larta nga BDI për Zhurnal mes tjerave theksojnë se bisedimet për formimin e qeverisë së re do të zhvillohen në drejtim të asaj që posti i kryeministrit të drejtohet 2 + 2 vite.

Ndërkohë që të njejtat burime për Zhurnal thonë se në kuadër të kërkesave të BDI-së për formimin e qeverisë janë edhe drejtimi i dy dikastereve shumë të rëndësishme që deri më sot nuk i kanë drejtuar shqiptarët dhe atë Ministrinë e financave dhe Ministrinë për transport dhe lidhje.

Në kuadër të drejtorive të rëndësishme dhe të fuqishme që janë në nivel qendrorë, BDI në kërkesat e saj do të ketë drejtimin edhe të Drejtorisë për të ardhura publike, AEK dhe ELEM.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!