Burimet diplomatike: Në deklaratën përfundimtare të Samitit në Bërdo parashikohet BE-ja të japë mbështetje për zgjerimin

Shkup, 4 tetor – Mbështetja e BE-së për zgjerimin parashikohet të përmendet në deklaratën përfundimtare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, si dhe për ta thënë atë se Unioni e riafirmon mbështetjen për rajonin, dhe ka kapacitet të pranojë anëtare të reja, brifojnë burimet diplomatike nga Brukseli.

Në lidhje me çështjen ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, burimet diplomatike gjithashtu brifojnë se negociatat ndërmjet dy vendeve vazhdojnë dhe BE-ja e mbështet atë, si dhe që gjenden mënyra të dy vendet ta zgjidhin çështjen bilaterale me qëllim që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Ata shtojnë se Samiti në BE do të jetë mundësi e mirë që liderët e të dy vendeve të takohen dhe të  bisedojnë për këtë çështje.

Burimet diplomatike gjithashtu citojnë se kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel në disa kthime përmendi se e mbështet fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë dhe inkurajon gjetje të zgjidhjes për çështjen ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, si dhe për ndërtimin e urave ndërmjet të dy vendeve, por, sipas tyre, në Bullgari ka proces zgjedhor dhe për momentin kjo e vështirëson situatën.

Burimet e njejta shtojnë se Samiti në Slloveni është mundësi të konfirmohet mbështetja e perspektivës evropiane të rajonit dhe përkujtojnë se BE-ja për momentin  është dhuruesi më i madh, investitor dhe partner tregtar i Ballkanit Perëndimor, dhe gjithë kjo jep perspektivë të qartë.

Dera për anëtarësim në BE  nuk mund të thuhet se është e mbyllur, brifojnë burimet diplomatike nga Brukseli,  por kur është në pyetje zgjerimi ky është proces i ndërlikuar dhe ka sfida të shumta, i rëndësishëm është sistemi merit, si dhe reformat, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe qeverisja e së drejtës.

Ata pajtohen se procesi i zgjerimit është një nga politikat më të rëndësishme të BE-së, por theksojnë se duhet të bazohet në sistemin merit, si dhe në konsensus ndërmjet të gjitha vendeve anëtare. 

Related posts

Hulumtim: Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vendin e parë, ndërsa Kuvendi në vendin e tretë në rajon sipas Indeksit të transparencës

D V

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri në 27 gradë

N E

Zgjedhjet lokale / Arrihet koalicioni LSDM – BDI, Zaev: Do të zgjedhim kandidatët më të mirë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More