Një burrë e një grua janë torturuar për vdekje nga një turmë banorësh që i akuzonin gabimisht se kërkonin të merrnin peng fëmijë, kur gruas iu prish makina në një qyteze të vogël të Meksikës. Edmunda Adela Martinez Velazquez, nënë e pesë fëmijëve, ishte duke shkruar të vizitonte birin e saj që studionte në universitet, kur iu prish makina pranë qytezës rurale Puebla, Mexico.
Ajo bashkë me viktimen tjetër, një burrë që nuk është indetifikuar nga autoritetet, u lidhën dhe u rrahën për vdekje nga turma e banorëve që vendosi se ata ishin pengmarrës fëmijësh.
Burri besohet se kishte ndaluar për të ndihmuar Velazuez, të cilën e kishte lënë makina e saj pranë komunitetit rural Emilio Portes Gil, në lindje të shtetit meksikan të Puebla. Nuk është ende e qartë se përse banorët menduan se dyshja ishin pengmarrës por në komunitetet rurale meksikane ka një dyshim të thellë ndaj të gjithë të huajve.