Burri hidhet nga aeroplani që ishte duke lëvizur në pistën e aeroportit të Los Angelesit

Një pasagjer u hodh nga një aeroplan në lëvizje në aeroportin ndërkombëtar në Los Angeles.

Në fluturimin e kompanisë, Skywest, “United Express 5365”, në momentin kur aeroplani filloi të lëvizte pak pas orës 19:00, burri u përpoq pa sukses të thyej kabinën e parë gjersa më pas arriti të hapte derën e ngarkesës dhe të hidhej poshtë rrëshqitësit të evakuimit.

Burri u ndalua në pistë, atij iu dha ndihmë për shkak të lëndimeve të marra ndërsa u transferua në spital, njoftuan autoritetet, raporton nbcnews.

Aeroplani, i cili po drejtohej drejt Salt Lake City, qëndroi në aeroport për shkak të kontrolleve shtesë dhe hetimit të policisë për disa kohë, dhe u përcaktua se askush tjetër në aeroplan nuk u plagos.

Ky ëshë incidenti i dytë në këtë qytet të Kalifornisë në dy ditët e fundit, pasi një shofer me veturë theu një gardh të enjten në mbrëmje dhe hyri në aeroportin ndërkombëtar në Los Angeles. /Telegrafi/

https://abc7news.com/video/embed/?pid=10833099

Related posts

Inteligjenca amerikane publikon raportin e shumëpritur rreth UFO-ve

Redaksia

Zgjedhjet gjermane: Të Gjelbrit dhe FDP do të jenë lojtarët kryesorë në bisedimet e koalicionit qeverisës

D V

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More