Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Burri humbi unazën e martesës gjatë pushimeve, tani atë e mban me krenari një peshk

Një zhytëse arriti të gjente një unazë martese të zhdukur me vlerë një mijë dollarë, të cilën dhëndri e humbi pesë muaj më parë në Australi, pasi vuri re një copë bizhuteri rreth qafës së peshkut.

Susie Quintal dhe burri i saj, Nathan Reeves, të cilët jetojnë në Gold Coast, vizituan familjen në Norfolk Island, rreth 1,600 kilometra larg Sidneit, gjatë Krishtlindjeve.

Sidoqoftë, ndërsa Reeves ishte duke notuar, ai papritmas vuri re se unaza e tij po i mungonte.

Të gjitha shpresat se unaza do të gjendej ndonjëherë ishin zhdukur, deri në këtë fundjavë, kur vendasja Susan Prior vuri re unazën që mungonte rreth trupit të peshkut.

Susan tha se ajo dëgjoi që çifti humbi unazën e martesës në fillim të këtij viti, pas së cilës ajo arriti t’i gjente në Facebook.

Sidoqoftë, duke parë peshkun rreth të cilit ishte një objekt metalik, Susan u shqetësua.

“Metali mund të hiqet vetëm nëse peshku kapet në rrjetë dhe hiqet butësisht prej tij”, tha ajo.

Sipas saj, peshku duket mirë taniu për tani, por ndërsa rritet, unaza do të pritet në të.

Vendasit në ishull tani po përpiqen të gjejnë peshkun dhe t’i heqin unazën.

Yesterday I saw one of the two mullet that have rings around them. These fish snuffle through the sand to get their…

Posted by Norfolk Island Time on Sunday, May 9, 2021

Postime të ngjashme

Vendi ku nuk ka rënë shi që 400 vjet

Dafina Vidishiqi

Vula 7.000-vjeçe në Izrael mund të ishte përdorur për nënshkrimin e dërgesave

Dafina Vidishiqi

Enigma të cilën mund ta zgjidhin vetëm një për qind e njerëzve

Dafina Vidishiqi

Pesë arsyet pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie toksike

Dafina Vidishiqi

Çfarë thonë fotografitë tuaja për juve? Platformat sociale tregojnë shumë për personalitetin tuaj

Lea Muslija

Përse efektet anësore të vaksinës nuk i ndjejnë të gjithë? Çdo gjë që duhet të dini

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...