Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Burri kërcënon me vrasje punëtorin e pompës së karburantit në një sulm anti-mysliman në Oregon

Një burrë nga Oregon kërcënoi të vriste një punonjës të frikësuar të pompës së karburantit.

Klipi i mbushur me urrejtje tregon Brian Christopher Miller, 43 vjeç, duke bërtitur ndaj pronarit të një pompe derivatesh Chevron në juglindje Portland, ku ai u ndal të premten për të blerë cigare, tha djali i viktimës për KOIN.

“Kështu i bëjmë gjërat në Amerikë, afgan”?.

“Al Kaeda? Osama? Hë, apo jo? Je i frikësuar … Do ta kap atë aparat fotografik nga dora juaj e djathtë, djalosh. Nuk më pëlqejnë kamerat”, transmeton Telegrafi.

Videoja tregon Miller duke ecur prapa banakut dhe duke kapur dy pako cigaresh ndërsa hidhte 5 dollarë në dysheme.

Miller vazhdon të hedh disa sende drejt burrit, i cili vazhdon të filmojë shkatërrimin e vazhdueshëm brenda.

Më pas Miller i tregon burrit gishtin e mesit.

Miller u arrestua të premten më vonë, njoftoi The Oregonian.

Policët e Portland e morën atë në paraburgim jashtë dyqanit dhe thanë se ai kishte shumë të ngjarë të ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës në atë kohë. Pronari i Chevron nuk u lëndua, tha policia.

Postime të ngjashme

​Aktivitetet që e rigjenerojnë trurin tonë

D V

Lum si mamatë që lindin në gusht, 7 arsyet fëmijët e tyre i duan dhe i lakmojnë të gjithë

D V

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...