Agjencia Zhurnal.mk

Burri plagos gruan në Klinë, rrugës për në spital vet-aksidentohet

Një person pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:20 në fshatin Perqevë të Klinës.

Siç thuhet në raport, i dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, tutje thuhet  viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë transportimit të viktimës me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës. Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!