Burri që kreu sulmin me shigjetë në Norvegji ishte i konvertuar në Islam dhe ekziston frika se kishte bindje radikale

Burri i arrestuar për sulmin vdekjeprurës me hark dhe shigjeta në Norvegji, ishte konvertuar në Islam, dhe ekziston frika se ai kishte bindje radikale, tha policia.

 

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shtetasi danez, 37-vjeçar, akuzohet për vrasjen e katër grave dhe të një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg.

Shefi i policisë rajonale Ole Bredrup Saeverud tha se oficerët kishin qenë në kontakt të fundit me personin në vitin 2020.

Ai u arrestua dhe u mor në pyetje për disa orë gjatë natës.

Viktimat ishin të gjitha nga mosha 50 deri 70 vjeçe, tha Saeverud të enjten në mëngjes. 

Related posts

NATO: Në samitin e ardhshëm vendime mbi sigurinë afatgjatë

Redaksia

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

Redaksia

Ndihma e BE-së për Afganistanin shkon në një miliard euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More