Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Burri shpërthen në të qara para Infektivit: Kam nënën prej pesë ditësh brenda, s’di a ka vdekur apo është gjallë

Një burrë nga qyteti i Beratit ka shpërthyer në të qara përpara spitalit Infektiv ku ka të shtruar nënën e tij. Në një prononcim për mediat, burri tregon se prej pesë ditësh nuk e di se çfarë bëhet me nënën e tij, pasi akush nuk i jep asnjë informacion.

Duke qarë, burri shprehet se nuk largohet nga ai spital, derisa të shohë nënën e tij, qoftë edhe nëpërmjet një video-komunikimi.

“Nuk e di se çfarë bëhet me nënën time atje. Se ka vdekur, se i njomet buza, do pastruar…se ka ngrënë apo jo. Në të tërë vendet, në Maqedoni e Kosovë lejohet një njeri brenda të paktën 10 minuta që ta shikojë të afërmin e tij. Dua të shoh nënën time që na ka mbajtur e na ka rritur…(qan)…S’kemi mundësi tjetër. Unë nuk lëviz nga këtu, nami të bëhet, o do ta shikoj, o nuk lëviz që këtu. Rëndësi për ne ka që dua të shikoj nënën me sy. 1 minutë, 2 minuta, një telefon t’ja lënë atje brenda që ta shikoj është gjallë apo jo….ta shoh me sytë e mi. Ngrijeni zërin për këtë gjendje të njerëzve këtu, nuk është e drejtë, të mos shikosh një njeri 2 minuta,”– dëgjohet të thotë burri në video, i mbytur nga dhimbja.

Postime të ngjashme

Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve më të rrezikuara

S.B.

Balla me të rinjtë në Librazhd: Puna sapo ka filluar, ky është vetëm fillimi

S.B.

Floriana Garo: Më 25 prill, Shqipëria do të zgjedhë Lulzim Bashën

S.B.

Basha uron myslimanët: Me mbylljen e muajit të Ramazanit të marrin fund dhe vuajtjet e shqiptarëve

S.B.

“Qetësi”/ Rama ndërpret fjalën në respekt të lutjes. Zbulon çfarë i ndodhi në Tiranë pasi vizitoi xhaminë e Et’hem Beut

S.B.

Basha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar: I rikthejmë fytyrën njerëzore politikës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...