Burri vret gruan e tij në Indi duke ia vendosur kobrën në shtrat derisa ajo po flinte

Një burrë nga India, që u dënua për vrasjen e gruas së tij duke bërë që një kobra ta kafshojë atë, iu është shqiptuar një dënim të rrallë të përjetshëm.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Sooraj Kumar u arrestua vitin e kaluar pasi gruaja e tij Uthra vdiq nga një kafshim prej gjarpri.

Policia filloi hetimet pasi familja e saj dyshoi për vrasje, duke thënë se Sooraj i kishte ushtruar presion atyre për prikë.

Të hënën, një gjykatë e shpalli atë fajtor pasi ai vendosi kobrën në shtrat derisa Uthra po flinte.

Me këtë rast, 25-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në maj të vitit të kaluar.

Dyshimet e para filluan kur Uthra ishte kafshuar nga një nepërkë vetëm disa javë më parë. Ajo po shërohej nga kafshimi i parë i gjarprit kur u sulmua nga kobra. 

Related posts

Edhe ata që e njohin, nuk duan ta zbulojnë: Pasaniku misterioz ndan miliona euro për një qytet të vogël në Slloveni

D V

Rekord pranimesh në spitalet Covid në Angli

D V

Në Kabul po veprojnë vetëm tri ambasada

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More