Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Burri vret gruan në Elbasan/ Plumbat e automatikut plagosin edhe një avokat e një punonjës policie

Ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e sotme Elbasanin, la pas edhe dy të plagosur.  Bëhet fjalë për një avokat, i cili nuk ka lidhje me çiftin, por zona ku ka ndodhur ngjarja ka pasur përreth zyra avokatie. Po ashtu plagë në dorë ka marrë edhe një punonjës policie.

Ngjarja

Koço Buzo, 70-vjeç, ish-punonjës i policisë ka qëlluar me armë zjarri tip automatik gruan e tij, Liljana Buzo, 67-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së këtij qyteti, pranë parkut “Rinia”.

Pas plagosjes gruaja është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende arsyet që kanë e kanë shtyrë Koço Buzon në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë, por falë ndërhyrjes në kohë të policisë ai është arrestuar.

Postime të ngjashme

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Dafina Vidishiqi

Vret vëllain pas mosmarrëveshjes për bagëti

Dafina Vidishiqi

Arrestohen tetë persona, ndërpritet ahengu shtëpiak në Shkup

Dafina Vidishiqi

Shkup, 253 kundërvajtje në komunikacion

Dafina Vidishiqi

Mbi 50 aksidente brenda 24 orëve, shqiptohen 1 mijë e 590 gjoba

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...