Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

“Burrit tim kurrë mos i qoftë hallall”/ U gjet e varur, zbulohet amaneti i fundit i 19-vjeçares shqiptare

Zhurnal Ads

Ngjarja tragjike që ndodhi në Kamenicë të Gjilanit ka tronditur mbarë opinionin publik. Vetëm 19-vjeçe, Arbesa Murseli Liprovica u gjet e varur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati.

Burime të afërta me familjen e viktimës, kanë bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të viktimës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive, të cilat i kishte pasur veshur derisa dyshohet se kishte kryer aktin e vetëvrasjes pasditen e 17 tetorit, është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me telefonin e saj.

19 vjeçarja jetonte me burrin, djalin tre vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën kritike, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi për pushime në fshatin Poliçkë, ku dyshohet se Arbesa vendosi t’i jepte fund jetës së saj. Në këtë letër shkruhej: “Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.

E ndjera sipas burimeve të afërta me familjen e saj, pa u vërejtur ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00, kurse u gjet e varur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50.

Trupi i pajetë i të ndjerës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali. Varrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e Gjilanit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

​Pesë të vdekur dhe 50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

Kosovë: 15 viktima dhe 775 raste të reja me COVID-19

S.B.

Zëdhënësi i BE-së: Pas Washingtonit, bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

admin

Ambasadori palestinez pas marrëveshjes: Po rrezikohet miqësia tradicionale me Serbinë

admin

Kosovë/ ​Zero raste vdekjesh dhe 159 raste të reja me COVID-19

admin

Reagon Hoti: Nuk kam ofruar dorëheqje, lajmet janë të pavërteta

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...