Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave nën hetim

Bursa e kriptomonedhave Binance është nën hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, raportoi Bloomberg. Zyrtarë të lartë amerikanë të cilët hetojnë pastrimin e parave dhe evazionin fiskal kanë dyshimet e tyre mbi biznesin e Binance.

Themeluar në 2017-n, Binance është bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave. Me seli në Ishujt Kajman, Binance ka zyrat në Singapor.

Autoritetet amerikane po hetojnë nëse bursa ka lejuar amerikanët të tregtojnë ilegalisht në platformë duke blerë derivare të lidhura me monedha digjitale. Qytetarët amerikanë mund të blejnë këto lloj produktesh vetën në kompani të regjistruara pranë Komisionit për Tregtimin e Komoditeteve.

Vetë Binance është shprehur se nuk lejon transaksionet e paligjshme në uebsajtin e saj duke paralajmëruar shkelësit se mund t’ju ngrihet llogaria.

Por sipas raportimeve thuhet se 756 milionë dollarë transaksione kriminale janë realizuar për Binance.

Postime të ngjashme

Samsung hyn në Evropë me marrëveshjen me rrjetin 5G të Vodafone në Britani

Lea Muslija

Panel diskutim për teknologjinë 5G

Zekirija Haxhiu

Këto 6 gjëra nuk duhet t’i ndani asnjëherë në mediat sociale

Dafina Vidishiqi

Edicioni i 9-të i ICT Awards shpall fituesit, një dekadë teknologji që flet shqip

Dafina Vidishiqi

Harrojeni futjen në oriz: Nëse telefoni juaj është lagur dhe nuk do të ndizet – ja se çfarë duhet të bëni!

Dafina Vidishiqi

Së shpejti autobusi “dron” që bart deri në 40 persona – fluturimi do të kushtojë sa një biletë treni

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...