Agjencia Zhurnal.mk

Bushati: Kompanitë që marrin tendera të kontribuojnë më shumë për krizën

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka folur në emisionin “Kjo javë” në “News 24” për situatën e pandemisë Covid-19. Ai tha se beson se duhen bërë më shumë teste nga sa janë bërë, pasi kjo do të shërbente për më mirë. Ditmir Bushati tha 10-15 kompanitë që kanë marrë tendera nga qeveria duhet të kontribuojnë më shumë për krizën.

“Ekonomia jonë është e brishtë. Jo të gjithë aktorët patjetër nuk do jenë të kënaqur. Jemi në një situatë krize. Prapë ne shikojmë 10-15 biznesmenë që kanë marër tendera, ndërsa ka biznese të tjera që thjesht fitojnë lekët e përditshme. Duhen parë ata kompani të mëdha që duhet të kontribuonin. Unë nuk dua t’ju them oligarkë, por fakt është se një grup i ngushtë përfituesish që operojnë në Shqipëri, do të ishte e udhës që të kontribuonin”, vlerësoi Bushati.

Lidhur me debatin e testimeve për koronavirusin, Bushati tha: “Unë nuk jam as analist dhe as gjitholog që të flas për këtë cështje, por nga sa kam ndjekur nga ekspertët që kanë folur për këtë cështje, askush nuk e vë në dyshim që duhen më shumë testime, duhen më shumë masa për të gjurmuar pandeminë. Presidenti francez i foli popullit të vet për një Francë të papërgatitur për përmasat që kishte kjo pandemi. Deri vonë kishte debat në Itali, ku specialistët ishin të ndarë nëse duhen teste. Edhe nëse ne nuk kemi shkencën më mirë se vendet në Perëndim, jam ndjerë mirë sepse shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre, edhe ata në diasporë”.

Më tej, Bushati theksoi se në nenet e shtuara për dënime në rast se nuk ka respektim të karantinës, duhet pasur kujdes në raport me të drejtat e njeriut. “Çdo personalitet politik, përfshirë edhe kryeminitrin, ka një cilësi të dallueshme me personalitete të tjera politike. Kjo është cështje stili e unë nuk jam as ekspert i komunikimit publik. Kur bie fjala për të drejtat e njeriut, besoj se duhet të jemi më të kujdesshëmm, edhe në prodhimin e legjislacionit. Kur iu pyesni për kryeministrin, unë besoj se në këtë situatë aq intensive, askush nuk është perfekt, sepse është cështje shumë e gjerë. Virusi është global, zgjidhja është lokale”, u shpreh Bushati.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...