Agjencia Zhurnal.mk

Bushati “shpërthen” keq në emision ndaj Dudushit: Më lër të flas, të ka sponsorizuar njeri për të më ndërprerë?!

Tiranë, 21 janar – Analisti Andi Bushati pati një shpërthim të papritur në emisionin “Open” të mbrëmjes së sotme, në momentin që po fliste për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, me motiv lobimin rus të Lulzim Bashës.

Bushati tha se opozita do të sulmojë gazetën gjermane “Bild” për sponsorizim ashtu siç akuzoi disa kohë më parë gazetën “Mother Jones”, kur publikoi për herë të parë skandalin.

Por gazetari Alban Dudushi e ndërpreu Bushatin duke përsëritur pareshtur se gazeta “Bild” nuk është serioze, gjë që ka sjellë tension tek Bushati, të cilit ia prenë fjalën disa herë radhazi.

Bushati: Kur nxori artikullin “Mother Jones” për Bashën thanë se janë sponsorizuar nga Sorosi. Të njëjtën gjë do bëjnë edhe …

(E ndërpret Dududshi)

Bushati: Po më lini ta mbaroj, po ju ka sponsorizuar njeri për të më ndërprerë. Po më lini pra të mbaroj.

Dudushi: Fol për bisedën mos fol për sponsorizimin.

Bushati: Kam dëgjuar 20 minuta budallëqe dhe s’kam ndërprerë njeri.

Dudushi: Po t’i po më thua mua se po merrem me budallëqe.

Bushati: Mos merr përsipër gjëra.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...