Agjencia Zhurnal.mk

Busquets tregon çfarë shkoi keq për Barcelonën kundër Liverpoolit

Mesfushori Sergio Busquets beson se ndeshja e mbrëmshme ishte një dështim i plotë për Barcelonës, pasi që klubi spanjoll u trondit edhe këtë herë në Ligën e Kampionëve me disfatën 4:0 kundër Liverpoolit.

Sergio Busquets beson se gabimi kryesor i Barcelonës ishte që nuk e mori seriozisht ndeshjen që nga fillimi, përderisa Liverpooli bënte më shumë presion në të dy pjesët e fushës, duke mos i lënë hapësirë Barcelonës të krijojë raste për të shënuar, transmeton Gazeta Express.

“Ata ishin më të mirë sesa ne. Ata e morën seriozisht ndeshjen që nga fillimi, bënë presion që nga fillimi në të dy pjesët e lojës dhe na i vështirësuan punën shumë”, u shpreh Busquets për Movistar Plus.

“Ne nuk patëm mundësi të krijojmë raste për të shënuar. Ne kërkojmë falje sepse pas Romës, kjo gjë na ndodhi përsëri… Nuk shumëçka tjetër që mund të thuash”.

“Kur një skuadër luan kundër teje me presion aq të lartë, nëse nuk e shfrytëzohen, ata vazhdojnë të rriten, veçanërisht për shkak të golave dhe atmosferës në stadium. Rezultati është një dështim i të gjithë neve që nuk ishim të përqendruar, ata ishim më të mençur se ne”.

Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...