Butrint Imeri bëhet nostalgjik, publikon fotografi nga fëmijëria

Butrint Imeri sot ka arritur të jetë ndër emrat më të njohur në skenën e muzikës shqiptare.

 

Edhe ky vit nuk ishte më ndryshe, me disa projekte të cilat u dëgjuan dhe u kthyen në hite të padiskutueshme.

Por, këngëtari këtë herë është treguar nostalgjik duke postuar disa fotografi nga fëmijëria.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Me imazhe të ndryshme, Butrinti ka shkruar: “Unë Coca Cola e ti Pepsi (pjesë e shkëputur nga kënga e tij e fundit “Dale”), kuku zemra jem (projekti i ardhshëm) dhe djalosh Imeri”.

Në fotografitë e publikuara, shihet se Butrinti ka ndryshuar me kalimin e viteve, si në stilin e flokëve po ashtu të veshjes.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Ndryshe, pas suksesit të bashkëpunimit me Kidën dhe Ledri Vulën, Butrinti ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë këngën e re që mban titullin “Kuku”. 

Related posts

Vesa Luma shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit në Kroaci

D V

Arta Elezaj ekspozon linjat në bikini nga pushimet

D V

Mësohen emrat e mundshëm që do të performojnë në Botëror 2022: Lady Gaga, ABBA, Andrea Bocelli e Aerosmith në mesin e tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More