Butrint Imeri publikon këngën e re “Kuku”

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka publikuar këngën e tij më të re me klip.

“Kuku” mban titullin kjo këngë e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Muzika është realizuar nga Çelik Lipa, gjersa për tekstin është kujdesur vet Butrinti në bashkëpunim me Bardhin.

Foto: AVD Digital/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prishtinë.

Ana vizuale i është besuar produksionit kosovar, Sekuencë Studio.

“Kuku” ka qenë goxha e shumëpritur nga ana e fansave, pasi prej kohësh ishte shndërruar në një këngë trend në TikTok.

Butrinti përndryshe vazhdon të jetë aktiv në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat priten kryesisht mirë nga publiku i tij.

Related posts

Bora e mohoi, por Atdheu me veprimin e fundit tregon qartazi që e dashuron

D V

Dafina Zeqiri vë në pah linjat trupore në të brendshme ‘Supreme’

D V

Arrestohet Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Përputhen”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More