Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Buxhet më i madh për infrastrukturën/ Projektet që do të financohen në vitin 2021 nga Buxheti i shtetit

Zhurnal Ads

Pavarësisht se vendi po kalon një emergjencë shëndetësore dhe një krizë të thellë për shkak të pandemisë, ku fondet buxhetore duhet të adresonin nevojat e Covid-19, rritja e tyre edhe për vitin e ardhshëm ka shkuar më shumë për projekte infrastrukturore se sa për shëndetësinë.

Sipas projektligjit të buxhetit 2021, buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka arritur në 49.3 miliardë lekë ose 4.2 miliardë lekë më shumë se në vitin 2020, duke e bërë kështu dikasterin me rritjen më të madhe.

Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm do të shkojnë për projekte rrugësh.

Më konkretisht, parashikohet ndërtimi i aksit rrugor Kardhiq- Delvinë, rehabilitimin e segmentit “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi  Shqiponja” si dhe ndërtimin e Unazës së Re të Tiranës.

Po ashtu,  fonde janë parashikuar edhe për nisjen e punimeve për Tunelin e Llogarasë, ndërtimin e By Pass-it të Shkodrës dhe atë të Tepelenës.

Nga ana tjetër, duket se pagesat për kontratat koncesionare do t’i rikthehen normalitetit vitin e ardhshëm pas pezullimit të disa prej tyre këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave të detajuara, qeveria do të paguajë rreth 14.4 miliardë lekë ose 120 milionë euro në 2021-in. pothuajse dyfish më shumë së në vitin aktual për 13 kontratat koncesionare aktive, ku pjesa më e madhe rreth 4.1 miliardë lekë do të shkojnë për rrugën e Arbrit.

Paralelisht, qeveria ka aktivizuar këtë vit edhe 6 kontrata të reja koncesionare ku përfshihen rruga Milot-Fier, Aeroporti i Vlorës, dhënia me koncesion e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe Mbikëqyrjes së Qendrave të Kontrollit Teknik të Mjeteve rrugore, koncesioni i rritjes së sigurisë rrugore, përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimi i infrastrukturës së çelësave publik si dhe përmirësimi i infrastrukturës rekreative në Elbasan që në total arrijnë një vlerë prej 1.7 miliardë euro.

Pjesë e investimeve janë edhe aksi Milot-Balldren dhe Porti i Jahteve – By Pass Orikum -Dukat por nga buxheti nuk do të kalojë asnjë pagesë për to për shkak të formës së kontratës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Tërmeti u ndje edhe në Mal të Zi, publikohen të dhëna shtesë

T E

Paloka: Vetëm një monstër si Rama e konsideron fatkeqësinë e tërmetit mundësi të re

S.B.

Kthehen kufizimet për tri javë në Shqipëri, nga e mërkura ndalohen lëvizjet nga ora 22:00 deri 06:00

S.B.

Nis Kuvendi, pritet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

admin

Rama i pret biletën ikje Ditmir Bushatit, nuk do ta fusi kandidat për deputet

admin

Komiteti Teknik lejon seancat në parlament, por me një kusht…

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...