Buxhet shumë i ulët për gjykatat dhe prokuroritë

nga Xh M

Shkup, 14 nëntor – Pa buxhet më të lartë, nuk do të ketë drejtësi efikase. Ky ishte mesazhi që institucionet e drejtësisë i përcollën pushtetit, pasi për vitin e ardhshëm, siç thanë ata, po u ndahen shumë më pak mjete nga se u duhet për një funksionim normal, për punësime të reja dhe për investime në këtë sektor.

Gjyqësori duhet të arrinte përcaktimin ligjor prej 0.52% nga Bruto Prodhimit Vendor, kurse i janë projektuar vetëm 0.3%.

“Gjendja në gjyqësor me resurset njerëzore është alarmante. Përskaj faktit dëshpërues se mungon një numër i lartë i gjykatësve, mungon edhe administratë, bashkëpunëtor profesionist, informaticientë, daktilografë, kontabilistë, etj. Është shumë shqetësuese ulja e buxhetit nga ku duhet të sigurohen mjete për mbrojtje antivirus të sistemit kompjuterik në gjyqësor dhe mirëmbajtje të platformës për virtualizim të serverëve nëpër gjykata dhe në Këshillin gjyqësor, tha Vesna Dameva, kryetare e Këshillit gjyqësor.

Edhe Prokuroria merr gjysmën e mjete që parashikon ligji. Nga 0.4%, do të marrë vetëm 0.2% nga buxheti i shtetit.

“Kjo kornizë buxhetore nuk është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat bazë të prokurorisë, veçanërisht në kushte kur shpenzimet mbi secilën bazë janë rritur. Si prokuror publik shtetëror e ndjej për detyrë, edhe para jush deputetëve të tregoj se problemi me mungesën e resurve materiale dhe kadrovike në prokurori po bëhet alarmant”, deklaroi Lupço Kocevski, Këshilli i prokurorëve publik.

Më pak mjete se sa ka qenë marrëveshja me qeverinë janë planifikuar edhe për Avokatin e Popullit. Nga atje kujtojnë edhe kritikat e Komisionit Evropian për buxhetin e tyre.

“Edhe përskaj mandatit të gjerë, ky institucion përballet me mungesë të mjeteve dhe të kapaciteteve që të mundet të punojë në mënyrë të pavarur dhe efektive. Buxheti i caktuar nga pushteti ekzekutiv ka ndikim negative mbi pavarësinë e këtij institucioni. Institucioni, përskaj pagave të ulëta nuk ka mundësi t’i plotësojë vendet boshe. Prandaj rekomandohet që qeveria t’i mundësojë të gjitha resurset e nevojshme për Avokatin e Popullit, që të mund ta realizojë funksionin pa pengesa”, u shpreh Sonja Trifunovska, zv.avokate e Popullit.

Debati për buxhetin do të vazhdojë gjatë ditëve të ardhshme kurse këto institucione u bënë thirrje deputetëve të ndryshojnë mjetet për sektorin e drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More