Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Buxheti i komunës Mavrovë-Rostushë për vitin e ardhëshëm do jetë mbi 189 mln denarë

Dibër, 29 dhjetor – Këshilli i Komunës Mavrovë dhe Rostushë në mbledhjen e 49-të, e fundit për këtë vit kalendarik, me të cilin udhëhoqi kryetari Alil Alili, njëzëri e miratoi Propozim-buxhetin e komunës për vitin 2021. Buxheti kushton 189 milionë e 487 mijë denarë, që në krahasim me buxhetin e projektuar për vitin 2020 është më i ulët për 861 mijë denarë.

“Në pjesën e shpenzimeve, ato janë projektuar në vlerë prej 204 milionë e 687 mijë denarë të shpërndara në 24 nënprograme. Shpenzimet kapitale janë projektuar në vlerë prej  62,9 milionë denarë. Deficiti i përgjithshëm është 15,1 milionë denarë”, informojnë nga sektori për çështje financiare në komunë.

Theksuan se deficiti është planifikuar që të mbulohet me transferimin e tepricës së të ardhurave të realizuara në vitet e mëparshme.

Kryetari Medat Kurtovski theksoi se si vetëqeverisje lokale do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm me realizimin e projekteve kapitale me të cilat do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve në komunë.

“Qëllimi ynë është që me mjete vetanake por edhe me mbështetje të madhe të cilën e marrim nga Qeveria të vazhdoni me realizimin e projekteve të cilat janë të drejtuara kah përmirësimi i kushteve për jetë të bashkëqytetarëve tanë, përmirësim të kushteve për zhvillim të turizmit dhe gjithsesi mbrojtjes së mjedisit jetësor”, tha Kurtovski.

Ai i falënderoi këshilltarët për angazhimin gjatë vitit i cili po kalon dhe miratimit të vendimeve në interes të qytetarëve.

Që të dy shprehën urime për qytetarët e komunës me dëshira për shëndet të mirë, progres dhe mirëqenie dhe tejkalimin e pandemisë, sipas së cilës do të mbahet mend viti 2020.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...