Buzhala: Pse nga çmimet e energjisë elektrike në Kosovë u mbyll vetëm Ferronikeli

Kriza globale energjetike ka goditur keq konsumatorët kosovarë vetfurnizues. Aty janë katër nga fabrikat më të mëdha në vend, përfshirë Ferronikelin.

Këta konsumatorë janë në treg të lirë, pra të liberalizuar, pasi janë të kyçur në linjat 110 kV. E Ferronikeli që e importon vet energjinë elektrike tashmë ka bërë ndalimin e prodhimit, pasi nuk mund ti përballojë më çmimet e energjisë elektrike.

Deri tek kjo situatë ka ardhur pasi çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare thuajse janë pesëfishuar në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në mbi 200 euro për megavat/orë. E kjo Ferronikelin e ka sjellë në pamundësi të prodhimit.

“Menaxhmenti ka bërë përpjekje intensive që ta evitojë vendimin për ndërprerjen e prodhimit, mirëpo kjo situatë është bërë e pashmangshme, veçanërisht me rritjen e çmimit të energjisë në Evropë gjatë javëve të fundit”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie drejtuar mediave.

Por, pse u godit kaq shumë Ferronikeli, ndërkohë konsumatorët tjerë vazhdojnë të mos afektohen fare. Në KEDS japin shpjegimin.

“Ferronikeli nuk është konsumator yni, pasi ka kaluar në procesin e liberalizimit. Pra, nuk është konsumator i rregulluar dhe rrjedhimisht nuk ka cmime fikse, por duhet ta blejë energjinë elektrike në treg të hapur. Ndryshe, cmimet për konsumatorët tanë nuk kanë ndryshuar”, tha Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Në situatë të njëjtë janë edhe fabrika tjera në rajon apo në Evropë apo Azi që shpenzojnë shumë energji elektrike. Janë duke u mbyllur deri të kalojë kjo krizë. Këtë fat e kanë tashmë disa nga gjigantët industrial botëror.

“Mbyllja do të jetë deri në normalizimin e këtyre çmimeve. Nuk mund të përballohet prodhimi me këtë kosto energjetike”, kanë konstatuar prodhuesit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Çmimet e energjisë elektrike u rriten tej mase si rezultat i rritjes së çmimeve të gazit natyror. Kjo rritje ndodhi për shkak të kërkesave enorme nga Kina për gazin rus dhe të vendeve të ish Bashkimit Sovjetik. Të njëjtën kohë rihapja dhe rikuperimi i ekonomisë në Evropë rriti kërkesën për energji. Kjo krijoi efekt zinxhiror dhe rezultati befasoi krejt kontinentin e vjetër.

Kjo krizë është e pamundur ta lë anash edhe Kosovën duke pasur parasysh që furnizimi nga importi bëhet përmes sistemit të njëjtë. Duke pasur parasysh që kërkesa për konsum gjatë dimrit është e lartë dhe nuk mund të mbulohet nga prodhimi edhe sikur të prodhohet me kapacitete të plota, Kosova do të detyrohet që të blej sasi të mëdha importi në këtë treg të përbashkët dhe me çmime më të larta të shënuara ndonjëherë.

Zëdhënësi Buzhala lidhur me rritjen e kërkesës për import gjatë dimrit dhe afektimin e konsumatoreve nga kjo krizë, deklaroi se kjo varet nga faktorë të ndryshëm, “Konsumi varet nga shume faktorë siç është moti, përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, funksionimi i duhur i tërë hallkave të sistemit elektroenergjetik dhe nga kjo e fundit – kriza globale energjetike. Dihet se Kosova nuk ka prodhim të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën për konsum. Kjo na bën të varur nga importi, specifikisht nëse flasim për dimër”, tha ai.

Sipas Buzhalës, me trende të vitit të kaluar, 40% e konsumit duhet të mbulohet nga importi në orët e konsumit të lartë.nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë

“Kjo mund të vështirësojë tej mase situatën nëse vazhdohet ky trend i krizës globale energjetike edhe gjatë stinës së dimrit. Disa shtetet tashmë kanë pranuar se kriza ka trokitur ne derën e tyre, e po ashtu kane filluar thirrjet për kursim dhe shpenzim te matur të energjisë elektrike. Edhe ne si KEDS ftojmë konsumatoret që të gjejë alternativa tjera të ngrohjes në mënyrë që të tejkalohet kriza energjetike që tashmë ka afektuar shumë shtete”, theksoi ai.

Kjo krizë është e pamundur ta lë anash edhe Kosovën. Duke pasur parasysh që kërkesa për konsum gjatë dimrit është e lartë dhe nuk mund të mbulohet nga prodhimi edhe sikur të prodhohet me kapacitete të plota, Kosova do të detyrohet që të importojë sasi të mëdha në këtë treg të përbashkët dhe me çmime më të larta të shënuara ndonjëherë.

Related posts

Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme nga COVID-19

D V

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë nga qeveritë e tyre dhe BE-ja udhëtime pa viza

D V

Dy shtetet mosnjohëse, Kina dhe Rusia pushtojnë tregun e Kosovës me mallra

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More