Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

‘’Bye Pass’’, pranga 2 të kërkuarve për shpërdorim detyre, arrestohet shoferja 20-vjeçare që aksidentoi për vdekje kalimtarin në Fushë-Krujë

Zhurnal Ads

Dy persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të opearcionit të koduar ‘’Bye Pass’’. R.A, dhe A.Z, janë arrestuar për shpërdorim detyre teksa ishin të shpallur në kërkim.

Po ashtu është arrestuar një shofere 20-vjeçare nga Burreli që dy ditë më parë aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në Fushë-Krujë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar në kuadër të operacionit “BYE PASS”.

Arrestohet një 20-vjeçare, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni: R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasen A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, pasi më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

76-vjetori i Çlirimit, Balla: Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për liri nuk mund të mohohet

S.B.

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet për ndryshimet në qeveri

S.B.

Thellohet skandali me pronën në Sarandë, dalin shkeljet e tjera në dokumentacionin e lejes së ndërtimit në lulishten 1200 metra

S.B.

Edi Rama si rrallëherë flet për jetën private, nga raporti me të atin e deri te ndarja nga gruaja e parë

S.B.

Bastisje në Hasanbeg, gjendet armë zjarri dhe heroinë, arrestohet një person

Z H

Veliaj dhe Rama inaugurojnë shtëpinë e rindërtuar në Lanabregas

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...