Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Bylykbashi: Ndryshimi i Kodit Zgjedhor kundër interesit të shqiptarëve. Qeveria e Edi Ramës duhet shporrur më 25 prill

Zhurnal Ads

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas votimit të një ditë më parë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas Bylykbashit, ndryshimet e njëanshme të kodit janë kundër marrëveshjes së 5 qershorit dhe kundër kushtetutës.

Në një postim në Facebook, Bylykbashi thotë se një qeveri që nuk do zgjedhje të lira e te ndershme e bën sepse nuk do te japë llogari.

“Ndaj duhet shporrur me 25 prill 2021”, shkruan Bylykbashi.

Reagimi i Oerd Bylykbashit

Pertej, anash apo perfund 5 qershorit?

Ndryshimet e djeshme te njeanshme ne Kodin Zgjedhor nuk shkojne “pertej” marreveshjes se 5 qershorit. Keto ndryshime shkojne:

– kunder Marreveshjes se 5 qershorit 2020 dhe, siç thone eurodeputetet ne shkresen e tyre, “thyejne marreveshjen e 5 qershorit ne germe dhe fryme”;

– kunder Kushtetutes dhe parimeve te saj qe garantojne zgjedhje te barabarta dhe te ndershme;

– poshte standarteve te OSBE-se dhe Keshillit te Evropes;

– kunder kerkeses se BE-se qe te pritet opinioni i Komisionit te Venecias;

Pra shkojne kunder interesit te shqiptareve per integrim ne Europe, si nje vend qeveria e te cilit ne 2021 nuk ben zgjedhje te lira e te ndershme.

Ndaj nuk duhet te habiteni pse rriten taksat, pse taksat tuaja vidhen me koncensione korruptive, pse pasi vidhen taksat tuaja nuk ka me para per te blere tampone per Covid19, per te dhene ndihme ekonomike per bizneset qe po vuajne pasojat e pandemise, apo per te rindertuar shtepite e demtuara nga termeti.

Nje qeveri qe nuk do zgjedhje te lira e te ndershme e ben sepse nuk do te jape llogari. Ndaj duhet shporrur me 25 prill 2021.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Veliaj dhe Rama inaugurojnë shtëpinë e rindërtuar në Lanabregas

S.B.

Rama për median polake: Karantina e dytë do të na vriste të gjithëve!

admin

Ndryshimet në Kodin Penal për krimet zgjedhore, SPAK cakton 5 prokurorët përgjegjës (EMRAT)

S.B.

Familja e Hava Domit me shtëpi të rindërtuar/ Rama: Vazhdojmë të ngremë deri në dritaren e fundit çdo banesë që shembi tërmeti

S.B.

‘Mosmirënjohja vesi i të gjitha veseve’/ Kashahu: Gjuha e Ramës po e prish Shqipërinë me Perëndimin

Z H

Shkollë në pandemi, hapat e Shqipërisë krahas shteteve të tjera. Katër ditë nga nisja, çfarë pritet të ndodhë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...