Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro taksë në Mal të Zi

Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës pritet që të mos paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku duke shtuar se për shkak të problemeve teknike është shtyrë zbatimi i saj për një muaj.

“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhë në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur me i finalizonte gjitha komentet dhe me datë 25 qershor në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fundi nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak. Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë me paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi” ka thënë Mazreku në një deklaratë për EO.

Ndërsa, për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar Mazreku tha se për BSK-në kjo nuk do të paraqet problem.

“Është një vendim që i paraprinë një marrëveshjes e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrin e Financave, Bankës Qendrore neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për byronë është njëjtë vetëm se është një proces me ndryshe. Nuk e shohim problem”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Figurat e njohura, që mbetën jashtë Kryesisë së re të PDK-së

D V

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e PDK-së

D V

Ministria e Drejtësisë përfundon draftin e parë të Projektligjit për Konfiskim të Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Pajustifikueshme

D V

Nëntë vatra zjarri aktive në Kosovë, gjendja më serioze paraqitet në Bjeshkët e Rugovës

D V

Rekomandohet auditimi i vendimeve të pesë vjetëve të fundit në KOSTT

D V

Osmani ia propozon Kuvendit për Auditore të Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...