Bytyqi demanton lajmet se e lë LSDM

nga Xh M

Shkup, 15 maj – Zëvendës kryeministri dhe deputeti i zgjedhur Fatmir Bytyqi sonte ka demantuar lajmet se tërhiqet nga LSDM dhe të vazhdojë angazhimin e tij në ndonjë subjekt tjetër.

E gjithë këto lajme dolën pas dorëheqjes së tij nga posti i nënkryetarit të LSDM me qëllim të riorganizimit të partisë.

U bëj thirrje mediave, por edhe subjekteve politike që të mos spekulojnë dhe të mos publikojnë lajme të tipit “jozyrtarisht…”.

Anëtarësimi im në LSDM dhe roli i nënkryetarit janë të rrënjosura në vlerat që i ndaj me pjesën më të madhe të bashkëpartiakëve të mi. Si deputet do të përfaqësoj me dinjitet të gjithë ata që votuan për koalicionin tonë dhe mbetem aleat i të gjithë atyre që janë pro reformave të sinqerta brendapartiake. Së bashku me bashkëpartiakët e mi do t’i sjellim ato ndryshime.

Unë jam këtu, askund nuk po shkoj, qëndroj fort në rrugën e socialdemokracisë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More