Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Bytyqi dhe Bekteshi: Siguruam mbështetje për zejtarët në kohë të krizës

Shkup, 9 shtator – Zhurnal.mk – Sfidat me të cilat përballen zejtarët në periudhën e krizës socio-ekonomike të shkaktuar nga Kovid-19 dhe pikëpamjet e tyre për mënyrat e mbështetjes për ekzistim dhe zhvillim të zejtarisë në vendin tonë, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me përfaqësues të esnafit zejtar.

Në takim, siç informojnë nga kabineti i Bytyqit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë theksuan se me tre pakot paraprake të masave, Qeveria siguroi mbështetje për një numër të madh të qytetarëve dhe kompanive, ndërsa udhërrëfyes kryesor ishte të ndihmohen të gjithë të cilët shënojnë humbje për shkak të pandemisë dhe në atë mënyrë të mbahet likuiditeti i kompanive dhe të ruhen vendet e punës.

Ata theksuan se në pakon e ardhshme, të katërt, të masave qeveritare, do të sigurohet mbështetje për të gjithë ata qytetarë dhe afaristë të cilët kanë nevojë për mbështetje shtesë, ndërsa njëherit do të sigurohet edhe mbështetje për kompanitë me çka do të mundësohet zhvillimi i tyre më i shpejtë dhe më dinamik, që është prioritet i politikave të reja qeveritare për ekonominë e re zhvilluese.

Ministri Bekteshi informoi se edhe në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë, përmes Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi për mbështetje dhe zhvillim të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarisë, janë dedikuar mjete për këtë veprimtari, me çka janë mbështetur rreth 100 kompani dhe disa oda zejtare.

Përfaqësuesit e esnafit u falënderuan për mbështetjen e deritanishme nga ana e Qeverisë, e cila ishte e domosdoshme për ekzistimin e tyre, ndërsa shtuan se presin të mbahet komunikimi i mirë me Qeverinë dhe organet e tjera kompetente dhe të vazhdojnë të jenë të kyçur në krijimin e politikave dhe masave ekonomike.

Zejtarët u përfshinë me masat për mbështetje, ndërsa një numër i madh i ushtruesve të pavarur të veprimtarisë, e shfrytëzuan mundësinë për shfrytëzim të masës për subvencionim të rrogës minimale prej 14.500 denarëve, me çka u ndihmua në ruajtjen e veprimtarisë zejtare.

Postime të ngjashme

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

Hristijan Mickoski pajtohet që rruga jonë e vetme është Bashkimi Evropian

R Zh

“Rusia e interesuar për të penguar perspektiven evropiane të Maqedonisë së Veriut”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...