Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Bytyqi-Duks: Bashkëpunimi ekonomik po zhvillohet në drejtim pozitiv

Zhurnal Ads

Shkup, 29 tetor, zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i angazhuar me Çështjet ekonomike, koordinimin me dikasterët ekonomik dhe investime Fatmir Bytyqi u takua sot me ambasadorin hungarez Laslo Duks, me të cilin diskutoi situatën aktuale me masat për të mbështetur ekonominë në kushte pandemie, si dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen që Hungaria i jep vendit në procesin e inkuadrimit në BE.

Të dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministrit, ranë dakord që bashkëpunimi ekonomik po zhvillohet në drejtim pozitiv dhe se vetëm për disa vjet Hungaria është bërë partneri i nëntë tregtar, duke u ngjitur nga vendi i 27-të.

Bytyqi dhe Duks diskutuan gjithashtu mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit, për të cilin zëvendëskryeministri theksoi se një numër i madh i projekteve do të realizohen në vend për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore, mbrojtjen e energjisë dhe mjedisit dhe menaxhimin e burimeve ujore, për të cilat kanë përvojë dhe njohuri ndërmarrjet hungareze.

Bytyqi theksoi se bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së mbetet prioritet kryesor për qeverinë, duke shtuar se ai shpreson për mbështetjen e Hungarisë në procesin e negociatave dhe inkuadrimin në BE. Sipas Bytyqit, duhet të shfrytëzohen përvojat hungareze në procesin e tërheqjes së fondeve për projektet e zhvillimit në vend.

Ambasadori Duks riafirmoi qëndrimin se Maqedonia e Veriut mund të presë ndihmë dhe mbështetje nga Hungaria në procesin e pranimit dhe së bashku me zëvendëskryeministrin Bytyqi u zotuan të vazhdojnë komunikimin intensiv që synon promovimin e bashkëpunimit ekonomik ndërshtetëror dhe integrimin më efikas të vendit në BE.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Carovska: Të mos ketë iluzione se viti shkollor do të jetë perfekt

T E

Qeveria miraton Vendimet që i paraprijnë procedurës për shpalljen e Gjendjes së krizës

T E

Editorial: Karnevali i provokimeve duhet të marr fund! (VIDEO)

Z H

Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dënon sulmin terrorist në Vjenë

E.E.

FAC: A është i nevojshëm një zgjerim i ri i BE?

T E

Editorial: Të burgosurit nuk trajtohen si njerëz!

B M
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...